Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Paraqitje pozitive me Naftëtarin, portieri 35-vjeçar merr vëmendjen e ekipeve të Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Paraqitje pozitive me Naftëtarin, portieri 35-vjeçar merr
Kadri Birja, Naftëtari

Naftëtari nuk po zhvillon një sezon të mirë këtë sezon futbollistik në Kategorinë e Dytë. Ekipi nga Kuçova ndodhet momentalisht në vendin e 8-të në tabelë me 11 pikë të grumbulluara.

Megjithatë, një nga notat pozitive të ekipit ka qenë portieri Kadri Birja. Gardiani 35-vjeçar nuk njeh moshë, teksa vazhdon të japë kontributin e tij në futbollin shqiptar, këtë herë në Kategorinë e Dytë.

Pikërisht për këto performanca Birja ka fituar vëmendjen e ekipeve të Kategorisë së Parë. Mësohet se 3 ekipe të Kategorisë së Parë po lëvizin për të siguruar shërbimet e portierit.

Ndërkohë që ky i fundit ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Në ditët në vazhdim pritet një takim ‘kokë më kokë’ me drejtuesit e Naftëtarit, për të vendosur për të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga