
Iliria ne stervitje
Iliria vazhdon me intensitet stërvitjen për sezonin e ri. Skuadra e drejtuar nga Bledar Davolli nuk ndal hapin, në mënyrë që të gjithë lojtarët të jenë sa më shpejt gati për startin e Kategorisë së Dytë.
Për këtë stafi teknik ka vendosur të zhvillojë ndeshje miqësore për të parë edhe gjendjen e futbollistëve pas disa javësh përgatitje. Kështu ditën e sotme do të zbresin në fushë për të përplasur “brirët” me ekipin e Kategorisë së Parë.
Kundërshtari i tyre do të jetë Burreli i Ditmar Bicajt. Përballje që do të luhet në Fushë-Krujë në orën 17:00. Kjo sfidë ju jep trajnerëve mundësinë për të parë më mirë gjendjen e lojtarëvce dhe formën e tyre fizike.

Postimi i Ilirise
Poll