Erindi Maneshi
Devolli është bërë me trajner të ri. Tashmë në stolin e skuadrës nga juglindja është ulur Erindi Maneshi.
Për këtë të fundit në fakt është një rikthim në ekip, pasi siç dihet ishte në krye të kësaj skuadre në fillim të sezonit. Maneshi kështu zëvendëson në stol Vasjan Ballco, i cili dha dorëheqjen pas humbjes me Orikun.
Siç dihet Devolli militon në Kategorinë e Dytë në grupin B. Debutimin e tij te skuadra juglindore për aventurën e dytë do ta bajë ndaj Bylisit B, duel që është parashikuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 13:00.
Poll
