Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Nga Vllaznia te Laçi, talenti i shkodranëve huazohet tek kurbinasit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Vllaznia te Laçi, talenti i shkodranëve huazohet tek
Xhoel Hajdari

Vllaznia dhe Laçi kanë vepruar ditën e sotme në merkato. Kurbinasit kanë përforcuar repartin e mesfushës me afrimin e talentit Xhoel Hajdari i cili ishte pjesë e shkodranëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Vllaznisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori 19-vjeçar do të jetë i huazuar tek Laçi për sezonin 2025/26.

Njoftimi zyrtar i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Laçi për huazimin e futbollistit tè saj Xhoel Hajdari për sezonin 2025-2026. Duke besuar se tek skuadra e tij e re, mesfushori 19 vjeçar do të ketë më shumë hapësira aktivizimi, urojmë që ai të rikthehet tek familja kuqeblu më i fortë dhe me më shumë përvojë.

Poll

Lexo gjithashtu