Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Luftëtari nuk ndal afrimet, transferon portierin 29-vjeçar nga Azerbajxhani

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Luftëtari nuk ndal afrimet, transferon portierin 29-vjeçar
Elmaddin Mammadov gjatë prezantimit te Luftëtari

Elmaddin Mammadov është futbollisti më i ri i Luftëtarit. Portieri 29-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Mingachevir (Azerbajxhan), për të nisur një të re në Kategorinë e Parë shqiptare.

Gjithashtu, azeri ka luajtur në Bosnjë & Hercegovinë, Krimea, Tunizi, Maltë dhe Gjeorgji. Ndërkohë që lajmin për këtë transferim e ka bërë të ditur vetë klubi gjirokastrit në faqen zyrtare.

Njoftimi i klubit të Luftëtarit:

AF Luftëtari njofton afrimin e portierit azer Mammadov Elmaddin, i cili do të mbrojë ngjyrat blu e zi për sezonin e ri. Elmaddin ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër, duke u bërë kështu një nga shtyllat e rëndësishme të repartit të portës. Me një eksperiencë të gjatë në disa ekipe dhe si pjesë e kombëtares azere me moshat, ai pritet të sjellë siguri, stabilitet dhe përvojë ndërkombëtare në skuadër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????? ????????????????????????????????????©️ (@asluftetari)

Poll

Lexo gjithashtu