
Yacouba Dabo Gnako
Yacouba Dabo Gnako është futbollisti më i ri i Laçit. 23-vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën e tij në ligën e 3-të spanjolle me Merida AD, për të nisur një të re me kurbinasit në Kategorinë e Parë.
Senegalezi e ka kaluar pothuajse gjithë karrierën e tij në Spanjë, ndërsa 1 vit ka luajtur edhe në Itali. Yacouba Dabo ka veshur fanellën e Baleares, Luarca, Nueva Ciudad, Meirda, Torremolinos dhe Don Benito në Spanjë, ndërsa është aktivizuar me Amborsiana në Itali.
Kurbinasit kanë nisur kështu një revolucion. Gjithçka nisi nga trajneri dhe stafi teknik, për të kaluar më pas edhe te transferimi i portierit, Klevis Hasanbelli. Vlen të theksohet se nga Laçi ka patur shumë largime.
...
View this post on Instagram
Poll