Po shijojmë ditët e fundit të 2025, teksa 2026 është vetëm pak larg nesh. Një vit i cili padiksutim do të na dhurojë emocione të forta në botën e futbollit.
Kjo pasi siç dihet në korrik do të luhet një nga turnetë më të mëdha në botë, Kupa e Botës 2026. E pikërisht për këtë turne, Neymar ka bërë një premtim të madh për të gjithë tifozët e Brazilit.
Ish-i i Barcelonës në një deklaratë të dhënë së fundi ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që të rikthejë Kupën e Botës në Brazil. Gjithashtu ka theksuar se po arriti Brazili në finale do të shënojë gol, ndërsa kërkon edhe ndihmën e Carlo Ancelottit për të ecur të sigurtë drejt këtij objektivi.
“Do të bëjmë gjithçka të mundur, madje edhe të pamundurën, për ta rikthyer këtë Kupë Bote në Brazil. Në korrik mund të më mbani përgjegjës.
Hajde Ancelotti, na ndihmo pak, në rregull? Nëse arrijmë në finale, premtoj se do të shënoj”, ka theksuar sulmuesi. Siç dihet Brazili është në grupin C, ku ndodhet bashkë me Skocinë, Marokun dhe Haitin.
