Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 17-të të Kategorisë së Parë, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 17-të të
Skenderbeu - Iliria

Pas përfundimit të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-4-3-3.

Marco Alia i Skënderbeut është zgjedhur portieri më i mirë i javës.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lawal Afolabi Isaac (Laci), Aleks Dedgjonaj (Burreli), Arlind Kurti (Laci) dhe Fabjan Beqja (Besa).

Në mesfushë janë përzgjedhur Suleiman Danladi (Pogradeci), Erblin Koka (Burreli) dhe Hamit Kallmeti (Kastrioti).

Treshja e repartit të avancuar përbëhet nga William Cordeiro (Besa), Renato Gjini (Skënderbeu) dhe Sodiq Kazeem (Pogradeci).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Besës, Gugash Magani, i cili regjistroi fitoren e tretë radhazi me skuadrën kavajase.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 17-të të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu