Sfida mes Burkina Faso dhe Guinesë Ekuatoriale u mbyll me rezultatin 2-1, në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Guinea Ekuatoriale udhëhoqi 1-0 deri në minutën e 95-të, por rezultati u përmbys falë dy futbollistëve Georgi Minoungou ku shënoi për të barazuar, ndërsa Edmond Tapsoba shënoi për të fituar.
Ndërsa historia më e pabesueshme në botën e futbollit, u shkrua nga goli i 23-vjeçarit Minoungou, pasi është një lojtar që mund të shohë vetëm me një sy. Minoungou si fillim kishte probleme me syrin, të cilat më vonë u përkeqësuan dhe as operacioni nuk e ndihmoi që të bëhej më mirë, duke humbur kështu shikimin në syrin e majtë.
Mjekët i kishin thënë se nuk mund të luante më, por pasioni i tij për lojën nuk e lejonte të tërhiqej. Kështu edhe pas golit të shënuar në sfidë, ai u shpreh se edhe pse nuk mund ta shikonte rrjedhën e lojës mund ta ndjente dinamikën e saj.
“U stërvita më shumë se kurrë më parë. Nuk mund të shihja më gjithçka, por mund ta ndieja lojën. Mund ta lexoja. U përshtata. Është e mahnitshme se çfarë mund të arrijë truri. Ndonjëherë nuk e shoh fare mbrojtësin, e ndiej. Pastaj thjesht shkoj në një drejtim tjetër. Instinkti, rishikimi i lojës, ndjesia gjithçka bashkohet”, përfundoi futbollisti.
