Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

RENDITJA/ Kategoria e Parë mbyll “zjarr” vitin 2025! Pogradeci me mision Superioren s’i ndahet 3-shes së parë, Kukësi “dorëzohet”

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Kategoria e Parë mbyll “zjarr” vitin 2025! Pogradeci
Kategoria e Parë

Ka përfunduar sot java e 17-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Kategoria e Parë”. Ndeshja e shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike mes Korabit dhe Burrelit u mbyll me fitoren minimale 1-0 për Burrelin.

Në ndeshjet e tjera të javës, Skënderbeu, Laçi, Pogradeci dhe Besa regjistruan fitoret e radhës.

Skënderbeu, që kryeson kampionatin, mposhti Kukësin në transfertë me rezultatin 1-0. Edhe Laçi arriti një triumf shumë të rëndësishëm jashtë fushe, duke mundur Apoloninë 2-0.

Pogradeci fitoi në Gjirokastër ndaj AF Luftëtarit me rezultatin 3-2. Besa triumfoi në shtëpi 3-1 ndaj Ilirisë së Fushë Krujës. Fitore këtë javë mori edhe Kastrioti, që mundi Lushnjen në stadiumin “Redi Maloku” me rezultatin 2-1.

Pas përfundimit të javës së 17-të, Skënderbeu kryeson renditjen me 40 pikë. Laçi renditet i dyti me 33 pikë, ndërsa Pogradeci mban vendin e tretë me 32 pikë.

RENDITJA:

RENDITJA/ Kategoria e Parë mbyll “zjarr” vitin 2025! Pogradeci
 

 

Poll

Lexo gjithashtu