Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci vazhdon të “pushtojë” formacionin e Kategorisë së Parë, klubi krenohet me 2 futbollistë

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci vazhdon të “pushtojë” formacionin e
Pogradeci

Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 17-të në fundjavë, të cilat ishin të fundit për këtë vit kalendarik. FSHF-ja publikoi ditën e djeshme formacionin më të mirë të javës në këtë kampionat, duke zgjedhur 11 protagonistët që me paraqitjet e tyre lanë gjurmë në javën e 17-të.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe në këtë javë në formacionin e më të mirëve ka futbollistë nga skuadra e Pogradecit. Saktësisht liqenorët përfaqësohen me 2 të tillë.

Në mesfushë është përzgjedhur Suleiman Danladi, ndërsa në sulm ndodhet Sodiq Kazeem. Të dy futbollistët shkëlqyen me paraqitjet e tyre në fitoren 3-2 ndaj Luftëtarit. Siç dihet Kazeem ishte vendimtar me dopietën e tij në triumfin e liqenorëve.

Vlen të theksohet se pas javës së 17-të të kampionatit, Pogradeci ndodhet në vendin e 3-të me 32 pikë, 1 më pak se Laçi i vendit të dytë dhe 8 më pak se Skënderbeu kryesues.

Pogradeci vazhdon të “pushtojë” formacionin e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu