Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Vetëm 9 ndeshje në këtë sezon, mesfushori njofton LARGIMIN nga Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vetëm 9 ndeshje në këtë sezon, mesfushori njofton
Argel Avdiu

Te Kukësi kanë nisur largimet para hapjes zyrtare të merkatos. Kështu Argel Avdiu nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve në pjesën tjetër të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postim në rrjetet sociale. 23-vjeçari falenderon klubin për mundësinë e dhënë.

“Falenderoj klubin, presidencën, stafin dhe bashkëlojtarët, dhe një falenderim i veçantë për tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë”, ka shkruar futbollisti.

Vlen të theksohet se para 1 viti u bë pjesë e kuksianëve, teksa në këtë sezon ka mundur të luajë vetëm në 9 ndeshje.

ZYRTARE/ Vetëm 9 ndeshje në këtë sezon, mesfushori njofton
 

 

Poll

Lexo gjithashtu