Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

10 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq, Korabi – Burreli kthehet në “luftë”, derbin e vendos 1 gol

Shkruar nga NEWSPORT
10 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq, Korabi – Burreli
Kategoria e Parë

Burreli ka triumfuar në transfertë përballë Korabit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Peshkopisë, përfundoi 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Koka në minutën e 84-t, duke i dhënë fitoren matjanëve. Ndërkohë që arbitri nxorri nga xhepi 10 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq.

Si fillim me karton të kuq u ndëshkua Lleshaj i Burrelit, ndërsa pak minuta më vonë e pësoi Taulant Marku i Korabit. Në mbyllje të sfidë s'u kursye një tjetër karton i kuq, për Gjikolajn e matjanëve. 

Kështu, pas kësaj sfide, Burreli shkon në vendin e 6-të me 23 pikë. Ndërkohë që, me 3 pikë më pak, dibranët bien në “zonën e ftohtë” të renditjes, në vendin e 9-të.

Poll

Lexo gjithashtu