Pamje nga përplasja
Burreli ka triumfuar në transfertë përballë Korabit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Peshkopisë, përfundoi 0-1.
Megjithatë, në këtë duel u shënua edhe një incident, në minutën e 70-të. Përplasje kishte mes tifozëve dhe stafit të Burrelit, duke u nevojitur ndërhyrja e policisë për qetësimin e situatës.
Nga stafi i Burrelit u ndëshkua me karton të kuq Arjan Lleshaj. Ndërkohë që në video shihet, se pjesëtari i stafit të klubit matjan, konfrontohen fizikisht me tifozët, por ishte “gardhi” i stadiumit që ndihmoi në shmangien e kësaj.
Poll

