Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Bëri Pogradecin të “fluturojë”, Emiliano Çela tregon STATISTIKAT në krye të liqenorëve

Shkruar nga NEWSPORT
Bëri Pogradecin të “fluturojë”, Emiliano Çela
Emiliano Cela

Pogradeci është një nga ekipet e momentit në Kategorinë e Parë. Liqenorët prej 6 javësh nuk e njohin humbjen në kampionat.

Emiliano Çela ka arritur të gjejë “çelësin” e suksesit të kësaj skuadre, duke bërë që të ecë në “shinat” e duhura. Timonieri ka ditur të nxjerrë në pah të gjithë aftësitë e futbollistëve, duke bërë që skuadra të shkojë drejt objektivit.

Nëpërmjet një postimi në “Insta-Story”, Çela ka treguar edhe statistikat e tij në krye të Pogradecit. Në 13 ndeshje, ka arritur të sigurojë 9 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje, me Pogradecin që e mbyll këtë vit kalendarik në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 32 pikë. 1 më pak se Laçi i vendit të 2-të dhe 8 më pak se Skënderbeu kryesues.

Bëri Pogradecin të “fluturojë”, Emiliano Çela
 

 

Poll

Lexo gjithashtu