Pamje nga Peshkopia
Korabi dhe Burreli s’do të përballen as sot. Kujtojmë se kjo sfidë ishte parashikuar të luhej të shtunën e 20 dhejtorit, duke nisur prej orës 13:30. Megjithatë, u shty për shkak të mjegullës në Peshkopi.
FSHF njoftoi dje, që sfida do të luhej këtë të dielë, pra sot në orën 12:00. Por, ky duel i vlefshëm për javën e 17-të të Kategorisë së Parë është shtyrë sërish, për një ditë tjetër.
Tashmë, ndeshja Korabi – Burreli do të luhet të martën e 23 dhejtorit, duke nisur prej orës 13:00.
APLIKACIONI I FSHF-së
Poll

