Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Me një “këmbë” në Kategorinë e Dytë, Kukësi gati për revolucion në merkaton e janarit

Shkruar nga NEWSPORT
Me një “këmbë” në Kategorinë e Dytë,
Kukesi

Kukësi prej disa vitesh tashmë nuk është më ajo skuadër që luftonte për titullin në Superiore, teksa prej 2 sezonesh endet në Kategorinë e Parë. Por ky sezon aktual është larg, po shumë larg çdo pritshmërie të tifozëve.

Pas 17 javësh kampionat, verilindorët ndodhen të fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 9 pikë. Me paraqitjet e deritanishme, klubi rrezikon edhe mbijetesën në kampionat, gjë e cila ka nisur të vështirësohet çdo javë e më shumë.

E kur tashmë kampionati është në pauzë dhe me merkaton e janarit përpara, pritet të ketë një revolucion. Largime të shumta priten nga skuadra, ndërsa mbetet të shihet edhe ndërhyrjet që do të bëjnë drejtuesit për të përforcuar ekipin dhe për të shmangur rënien në Kategorinë e Dytë, gjë e cila do të ishte një tjetër dështim për kuksianët.

Poll

Lexo gjithashtu