Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Valbona drejt rikthimit në Kategorinë e Dytë, vetëm matematika i mban me "shpresë"

Shkruar nga NEWSPORT
Valbona drejt rikthimit në Kategorinë e Dytë, vetëm
Valbona

Valbona me shumë gjasa do të rikthehet andej nga erdhi. Skuadra tropojane nuk ka mundur të grumbullojë më shumë se 13 pikë në Kategorinë e Parë, teksa ka luajtur deri më tani 28 ndeshje.

Aventura e tyre në Kategorinë e Parë nuk ka shkuar siç duhet, pasi janë përballur me një sërë problematikash, ndërsa nuk kanë mundur as të marrin rezultatet e pretenduara për të qëndruar në këtë kampionat.

Tashmë matematika i mban në lojë, teksa kanë mbetur edhe 5 javë drejt fundit. Kukësi që ndodhet në vendin e 10-të, pozicion që të çon në “Play-Out” është 15 pikë larg dhe e vështirë të ndodhë që kuksianët të humbasin dhe të mos marrin asnjë pikë në sfidat e mbetura dhe nga krahu tjetër Valbona të fitojë përballë çdo rivali për të shmangur kështu rënien direkte. Shpresat që diçka e tillë të ndodhë janë thuajse inekzistente.

Gjithsesi javën e ardhshme do të mësohet më shumë për fatet e tyre në këtë sezon. Në kuadër të javës së 29-të të kampionatit Valbona do të luajë në shtëpi ndaj Kastriotit dhe nëse marrin 3 pikët do të mbajnë gjallë shpresat, nëse Kukësi humbet ndaj Apolonisë. Por nëse tropojanët do të humbasin dhe Kukësi barazon ose merr 3 pikët, atëherë valbona shoqëron Erzenin për në Kategorinë e Dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga