Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Triumfi në “frymën e fundit” përballë Pogradecit, trajneri Gjoka i sinqertë: Kemi ende gjëra për të rregulluar

Shkruar nga NEWSPORT
Triumfi në “frymën e fundit” përballë
Ernest Gjoka

Skënderbeu ka fituar në transfertë përballë Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Pogradecit, përfundoi 0-1. Në përfundim të kësaj sfide foli trajneri fitues, Ernest Gjoka.

“E rëndësishme është fitorja, kemi gjëra për të rregulluar. Por kishim përballë Pogradecin, një skuadër shumë të mirë, e cila na hapi probleme në pjesën e parë. Ndërsa në pjesën e dytë ishte diçka tjetër.

Minutat e para? Momentet e para në një qytet që ka kërkesa të mëdha për të dalë në Superligë, presioni është i madh. Trajneri i Pogradecit e kishte përgatitur mirë ndeshjen për të mbyllur pikat tona. Por këto momente dihen, që minutat e para gjithmonë janë të vështirë dhe gjithkush kërkon të japë maksimumin, të gjithë duan të fitojnë.

Po na bën të vuajmë kur nuk bëjmë dot golin. Nëse nuk e bëm 1, 2 ose 3 herë, skuadra kalon në nervozizëm. Po punojmë që të jemi më cinikë, por çdo gjë do kohën e saj”, tha Gjoka.

Poll

Lexo gjithashtu