KF Skënderbeu - Pep Guardiola
Skënderbeu po zhvillon një sezon mjaft të mirë në Kategorinë e Parë. Korçarët mbajnë vendin e parë me 31 pikë dhe janë drejt rrugës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, Superiore.
Ndërkohë që në rrjetet sociale, trajneri Ernest Gjoka ka zbuluar edhe “celësin” e suksesit. Shpeshherë, Gjoka publikon në “Story” skemat që Pep Guardiola bën te Manchester City.
Duket se tekniku i Skënderbeut përdor si shembull Guardiolën, me këtë të fundit që ka “kontributin” e tij te korçarët.
Story i Ernest Gjokës
Poll
