Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Rikthim me “peshë” te Skënderbeu, Ernest Gjoka “fërkon duart”

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim me “peshë” te Skënderbeu, Ernest Gjoka
Marcos Ramos

Një rikthim me “peshë” ka ndodhur te Skënderbeu. Korçarët do të mbështeten më në fund sërish te Marcos Ramos. Ky i fundit ka vendosur të qëndrojë në Korçë.

Prej disa javësh e ardhmja e tij ishte e paqartë dhe pezull, por tashmë braziliani ka bërë të ditur se është gati për një tjetër sezon. Madje ka nisur edhe stërvitjen me ekipin, duke u rikthyer si një alternativë shumë e rëndësishme e Ernest Gjokës.

Prania e tij në prapavijë do t’i japë patjetër më shumë siguri këtij reparti dhe korçarëve në këtë sezon në Kategorinë e Parë.

“Jam rikthyer! Më falni për vonesën, por jemi sërish bashkë. ‘Ujku i Dëborës’ nuk e lë kurrë tufën e tij”, ka shkruar qendërmbrojtësi i korçarëve, duke “kopsitur” kështu rikthimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marcos Ramos (@marcosramos99_oficial)

Poll

Lexo gjithashtu