
Mamane Amadou Sabo
Skënderbeu është një moment të vështirë, pas rënies nga Superiorja në Kategorinë e Parë. Pas Liridon Balajt dhe Felipe, nga ekipi korçar do të largohet edhe mesfushori Mamane Amadou Sabo.
Ky i fundit ishte në huazim, teksa në fund të këtij sezoni ai do të rikthehet pikërisht tek klubi i cili i zotëron kartonin, Hammarby. I afruar në janar, Sabo bëri mori vendin e titullarit menjëherë, duke pasur një impakt pothuajse pozitiv.
Kujtojmë se mesfushori nga Niger këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje mes Kupës dhe Superiores. Me një total prej 1131 minutash, Amadou Sabo as nuk ka shënuar dhe as nuk ka asistuar.
Poll