Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Lushnja zyrtarisht në SHITJE! Kryebashkiakja Sefa gëzon tifozët: Gati hapi final, aksioneri i ri të jetë i denjë për këtë qytet

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja zyrtarisht në SHITJE! Kryebashkiakja Sefa gëzon tifozët:
Fotomontazh/ Kryebashkiakja Eriselda Sefa, Lushnja

Klubi i Futbollit ‘Lushnja’ është zyrtarisht në shitje. Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Lushnjes ka miratuar me mazhorancë votash nxjerrja në ankand e të gjitha aksioneve të klubit.

Kryebashkiakja, Eriselda Sefa ka reaguar pas këtij vendimi me një postim në faqen e saj zyrtare ku sqaron të gjithë dashamirësit e skuadrës së qytetit se procesi i shitjes do të bëhet me seriozitet në mënyrë që presidenti i ri të jetë i denjë për drejtimin e Lushnjes aty ku i takon.

“Sot me mazhorancë votash, pa dallime të forta politike, por me sensibilitetin e madh të opinionit sportiv në Lushnjë, hodhëm hapin e parë të rëndësishëm drejt një hapi të shumëkërkuar ndër vite nga tifozët e Lushnjës; nxjerrja në ankand e aksioneve të "K.F. Lushnja 1930" është tanimë një një realitet.

Nga ky moment përgatitemi për hapin e dytë dhe final, atë të pranimit të ofertave për Presidencën e re të klubit të futbollit! Do të jetë një proces po aq serioz sa ky që kemi realizuar, me qëllim që aksioneri apo aksionerët e rinj të jenë vërtet të denjë për të udhëhequr Lushnjën e futbollit drejt objektivave të rëndësishme, sikurse ky qytet e meriton”, shkruan Sefa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga