Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi me synim të qartë, drejtori i ri letonez: Vazhdojmë rrugën e Gjicit

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi me synim të qartë, drejtori i ri letonez: Vazhdojmë
Nikita Kornejevs

Kukësi është zyrtarisht nga dita e sotme me pronar të ri. Atilio Biba është president i klubit verilindor, ndërsa ka përzgjedhur dhe stafin e ri drejtues. Kështu drejtor sportiv është Nikita Kornejevs dhe drejtor teknik Renato Arapi.

Nikita Kornejevs ka folur në konferencën e organizuar te stadiumi "Air Albania". Drejtori sportiv i verilindorëve ka shprehur dëshirën për të vazhduar rrugën e lënë nga presidenti i mëparshëm Gjici. 

"Fillimisht do të thosha që jam shumë i lumtur që jam këtu në Shqipëri, shumë krenar dhe i nderuar që bëhem pjesë e një klubi me kaq histori. Kam ardhur të bëjmë një punë të madhe dhe këtë do ta bëjmë hap pas hapi. Puna jonë si klub është të kthejmë gëzimin e futbollit në qytetin e Kukësit dhe të kthejmë klubin e Kukësit ku i takon, në Superiore. E besoj me të vërtetë se mund të arrihet. Në karrierën time e kam arritur një sukses të tillë, në vendlindjen time Letoni, kisha klubin Tukums 2000 që ishte në vështirësi të mëdha. Në sezonin e parë e morëm ekipin në kategorinë e dytë dhe e ngjitëm në Premier Ligë dhe klubi vazhdon të luajë ende atje. Edhe te Kukësi kemi një staf të përgatitur që e dinë mirë se çfarë duhet të bëjmë, janë gati për sukses dhe po punojnë me dashuri të madhe për këtë klub. Do të vazhdojmë rrugën e lënë nga presidenti i mëparshëm dhe shpresojmë të sjellim edhe më shumë dritë në klubin e Kukësit", u shpreh drejtori sportiv i Kukësit. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga