
Kategoria e Pare
Edhe Kategoria e Parë ashtu si Superiorja në mesjavë do të luajë ndeshjet e radhës. Kështu saktësisht duelet e javës së 26-të të kampionatit do të luhet të gjitha ditën e mërkurë në të njëjtën orën, 14:00.
Sfida mjaft të luftuar dhe delikate janë në program për t’u zhvilluar, teksa ekipet do të luftojnë “kokë më kokë” mes tyre për pikët. Kështu do të sfidohen mes tyre Apolonia – Flamurtari, Kastrioti pret Besën, ndërsa Vora luan në transfertë ndaj Korabit.
Kukësi do të luajë një duel direkt për mbijetesë, teksa pret në shtëpi Valbonën, ndërsa Burreli luan në transfertë ndaj Lushnjes. Dueli i fundit do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Poll