Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ Fitore “shprese” për Lushnjen, nuk ndryshojnë ekipet e kreut (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Fitore “shprese” për Lushnjen, nuk
Kategoria e Parë

Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 18-të të kampionatit. Skënderbeu u ndal në barazim 1-1 nga Luftëtari, me korçarët që gjithsesi vazhdojnë të kryesojnë me 41 pikë. Me 5 pikë më pak ndjek Laçi, me kurbinasit që triumfuan 2-1  ndaj Kukësit.

Në barazim u ndal edhe Pogradeci, të cilët nuk ia dolën të përfitonin nga ndalesa e Skënderbeut. Liqenorët kanë 33 pikë dhe mbajnë vendin e 3-të në tabelën e klasifikimi. Me 27 pikë ndje Kastrioti, të cilët fituan 1-0 në derbi ndaj Ilirisë.

Po fitore mori edhe Burreli ndaj Apolonisë, me matjanët që triumfuan 2-0 dhe shkojnë në kuotën e 26 pikëve në vendin e 5-të. Barazimi 0-0 i Besës ndaj Pogradecit, mban kavajasit në vendin e 6-të me 24 pikë, teksa me nga 22 pikë ndjekin Apolonia dhe Iliria, të cilat prej javësh nuk e njohin fitoren.

Humbje mori edhe Korabi, të cilët mbeten në vendin e 9-të me 20 pikë. Fitorja ndaj Korabit ngjit Lushnjen në 19 pikë dhe kjo për ta është një “fitore jetike”. Ndërkohë mbyllin klasifikimin Luftëtari me 12 pikë dhe Kukësi me vetëm 9 pikë pas 18 ndeshjesh.

KATEGORIA E PARË/ Fitore “shprese” për Lushnjen, nuk
 

 

Poll

Lexo gjithashtu