
Ardi Mema, tekniku i Pogradecit ka folur për ndeshjen me Vorën. Ish-i i Tiranës u shpreh i kënaqur me ekipin pas barazimit 1-1 në shtëpi. Nëse gjërat vazhdojnë kështu për Memën, ai mendon se suksesi është i garantuar.
“Kemi shënuar 3, po kemi humbur 13. Manovrat, çdo gjë që punojmë gjatë javës për të nxjerrë lojtarin para portës, kjo është puna ime si trajner. Ka një lloj rrjedhoje loja, nuk është aq e thjeshtë aq sa duket.
Luajtëm ndaj ekipit që udhëheq klasifikimin. Jam i kënaqur me skuadrën, megjithatë do të shohim në janar për afrime.
Faleminderit. E kuptova pyetjen.
Paolo ka një vit që luan aty. E kam gjetur në atë pozicion. Madje jam surprizuar që luan si qendërmbrojtës. Është faktori fushë, janë shumë faktor që të bëjnë të shënosh gol. Na mungoi finalizimi, po të kishim shënuar dhe një gol do t’a kishim fituar ndeshjen.
Faleminderit Ardi. Donim të krijonim fronte, ishte manovra ime. Na rezultoi pozitive. Kam pak kohë këtu dhe ti e di që është process dhe do kohë.
Gjërat janë prekur në themel dhe do të vazhdojë t’a bëj. Mund t’i biesh dhe shkurt e të lozësh me top të gjatë, po nuk është ky qëllimi.
Po vazhduam kështu do të kemi sukses.
S’më ka uruar Ardi. Ju vlonjatët jeni me vonesë. Kam shkuar mirë me gjithë Vlorën”, u shpreh Mema.