Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ U përplas kokë më kokë me kundërshtarin, Ernest Gjoka zbulon gjendjen e Klevis Shaqes

Shkruar nga Leonid Bajrami
EKSKLUZIVE/ U përplas kokë më kokë me kundërshtarin,
Ernest Gjoka & Klevis Shaqe

Klevis Shaqe pësoi një dëmtim të fortë në ndeshjen e javës së 4-t të Kategorisë së Parë ndaj Pogradecit. Mbrojtësi i Skënderbeut u përplas kokë më kokë me një nga lojtarët e liqenorëve dhe ra në tokë në gjendje të fikëti.

“Newsport” ka mësuar tashmë nëpërmjet një komunikimi me trajnerin Ernest Gjoka gjendjen e 25-vjeçarit dhe kur pritet të rikthehet ai.

“Shaqe doli në stërvitje individuale ditën e djeshme dhe mendoj se për pak ditë do të rikthehet me grupin. Tashmë nuk ka asnjë problem vetëm shqetësim në hundë ku pësoi goditjen kryesore.

Besoj se deri javën e ardhshme Shaqe do të rikthehet në stërvitje me pjesën tjetër të grupit”, u shpreh Gjoka. /Leonid BAJRAMI

Poll

Lexo gjithashtu