Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Parë zbret në fushë, premton spektakël përballja mes Flamurtarit dhe Burrelit

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë zbret në fushë, premton spektakël

Përveç 3 takimeve të “Abissnet Superiore” të programuara për ditën e sotme, një tjetër takim do të luhet duke nisur që nga ora 13:00.  Në Kategorinë e Parë do të zbresin në fushën e lojës Flamurtari dhe Burreli.

Vlonjatët presin në shtëpinë e tyre skuadrën e Burrelit për të luajtur mes tyre për llogaritë e javës së 10-të. Një duel ku skuadra e Marfcelo Troisit shikohet favorite për të rrëmbyer 3 pikët, ndrsa kërkojnë që të barazojnë Dinamon e vendit të parë.

Ndërkohë nga ana tjetër Burreli mban vendin e 10-të në renditje me 10 pikë, teksa vjen pas dy barazimeve radhaz në kampionat dhe ndaj kuqezinjve do të kërkojnë të bëjnë surprizën.

Me çështjen Moçka për t’u zgjihur te vlonjatët, siguri në portën në përballjen me Skënderbeun dha Ariol Kaloshi, i cili pritet të jetë sërish titullar ndaj Burrelit. Ndërkohë nga ana tjetër Renato Hoti ka mungesa të rëndësishme si ajo e Farrukut dhe Kastratit.

Formacionet e mundshme:

Flamurtari: Kaloshi, Qarri, Shkalla, Pjeshka, Neziri, Ramadani, Oliviera, Disha, Flores, Jonhatan, Fernando. Trajner: Marcelo Troisi.

Burreli: Dani, Hasa, Markos, Dedgjonaj, Ruçi, Stana, Koleci, Kurbneshi, Muharremi, Ivziku, Murra. Trajner: Renato Hoti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga