Vora ka arritur të fitojë në shtëpi ndeshjen përballë Tomorit. Skuadra e Mërgjyshit arriti të fitonte bindshëm me rezultatin 5-1, me golat e shënuar nga Raboshta, Shani (dy gola), Oskeold Sefa dhe Prengaj. Golin e vetëm për beratasit e shënoi Beçka në minutën e 90’.
Në krahun tjetër Apolonia ka fituar 3-0 përballë Burrelit. Flamurtari përballë Lushnjes fitoi 4-0 duke marrë një fitore bindëse dhe të rëndësishme.
Bylis mposhti minimalisht Korabin 1-0 në shtëpi, teksa midis Besës dhe Elbasanit nuk ka përfunduar ende pasi ka nisur 15 minuta me vonesë dhe po udhëhiqet nga verdheblutë me rezultatin 0-1.
Ndeshjet dhe rezultatet:
Apolonia – Burreli 3 – 0 (Eneh 23′, Dedgjonaj 32′ autogol, Shanaj 66′)
Besa – Elbasani 0 – 1 (Lleshi 40′)
Bylis – Korabi 1 – 0 (Trumci 73′)
Lushnja – Flamurtari 0 – 4 (Alexandre 54′, 62′, Pjeshka 68′, Beqja 87′)
Vora – Tomori 5 – 1 ( Rabotsha 13′, Shani 41′, 71′, Sefa 80′, Prengaj 90′ / Beçka 90′) – (Golat e kësaj sfide i gjeni në videot e mëposhtme)