Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E PARË/ Përballje e “fqinjëve”, Besa do fitoren për përvjetorin, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Përballje e “fqinjëve”, Besa do
Kategoria e parë luan sot javën e tetë të kampionatit. Në fushë do të zbresin gjashtë ekipe në orën 14:00. Besa kërkon t’i bëjë dhuratë vetes 3 pikëshin përballë Lushnjes me dy “komshijntë” që i ndan vetëm një pikë në renditje me kavajasit në vendin e 7 dhe lushnjarët në të 10-tin. Tjetër përballje komshijshë është ajo mes Besëlidhjes dhe Burrelit në Lezhë. Lezhjanët me emërimin zyrtar të trajnerit të ri kërkojnë ta nisin me fitore ndaj Burrelit me dy ekipet që duelojnë direkt teksa janë me 8 pikë në vendet 11 dhe 12. Ndeshja tjetër është ajo mes Turbinës dhe Tërbunit me miqtë që nuk kanë arsye për të mos fituar përballë vendit të fundit në tabelë. Tërbuni vjen vetëm për 3 pikët për të vazhduar t’i bëjë një vend vetes në pjesën e lartë të tabelës.

Ndeshjet e ditës

Besa – Lushja, ora 14:00

Besëlidhja – Burreli, ora 14:00

Turbina – Tërbuni, ora 14:00

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga