Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Parë "ndez" motorët për fazën e 3-të, 6 ndeshje marrin vëmendjen e tifozëve

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë ditën e sotme do të startojë fazën e 3-të të saj, teksa ndeshje interesante do të luhen në javët në vazhdim. Ekipet do të luftojnë për “dhëmb për dhëmb” për çdo pikë për të arritur objektivat e tyre.

12 ekipe do të zbresin në fushë, ku 5 prej takimeve do të luhen në orën 13:30 dhe një tjetër përballje do të luhet në orën 18:00.

Apolonia do të presë në shtëpi Kastriotin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 23-të të kampionatit. Fierakët duan rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej 3 javësh. Ndërkohë nga ana tjetër krutanët synpjnë 3 pikët për t’iu larguar akoma më shumë zonës “Play-out” dhe për të tentuar edhe “Play-Off”.

Vora do të presë Besën, me kavajasit që 3 pikët i kanë të detyrueshme për të shmangur “Play-out”, teksa Burreli do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Flamurtarin.

Bylisi kryesues do të sfidohet me Tomorin e vendit të fundit, ndërsa Korabi dhe Lushnja do të jetë mjaft i luftuar. Të dyja skuadrat do të tentojnë vetëm fitoren për “Play-off”. Sfida e fundit është dueli mes Elbasanit dhe Luzit, sfidë që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00.

[caption id="attachment_726342" align="alignnone" width="692"]Ndeshjet e dites se sotme ne Kategorine e Pare Ndeshjet e dites se sotme ne Kategorine e Pare[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga