Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Parë/ Mbyllen 3 sfidat, fitojnë Korabi dhe Lushnja. Tomori “shtang” Apoloninë (Rezultatet)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë/ Mbyllen 3 sfidat, fitojnë Korabi dhe Lushnja. Tomori

Kategoria e Parë: Java e 18-të

Janë mbyllur 3 sfidat e sotme të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 18-të. Tre ndeshje mjaft interesante, në të cilat u shënuan 8 gola.

Korabi fitoi përballë Kastriotit me rezultatin 3-2. Pas këtij triumfi, Korabi mbetet në vendin e 6-të me 26 pikë, ndërsa krutanët në vendin e 9-të me 15 pikë.

Në krahun tjetër Lushnja triumfoi në transfertë përballë Luzit. Ndeshja përfndoi me rezultatin 1-2 të miqve, me lushnjarët që renditen në vendin e shtatë me 22 pikë. Ndërsa Luzi mbetet në vendin e parafundit (11-të) me 12 pikë.

Ndërsa Tomori “shtangu” Apoloninë. Sfida mes këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Tomorit. Fierakët mbetet në kuotën e 27  pikëve në vendin e pestë, ndërsa Tomori ngjitet në vendin e dhjetë me vetëm 15 pikë.

NDESHJET dhe REZULTATET:

KORABI 3 – 2 KASTRIOTI  (Cema 13', Bocka 18', Xheka 82'/ Mehmeti 8', Kapllani 42')

Formacionet zyrtare:

Korabi: Qyrani, Rahimi, Xhafa, Kryemadhi, Marku, Lila, Tershalla, Bocka, Cema, Buci, Hasaj.

Kastrioti: Kiri, Meziri, Marinaj, Mehmeti, Arapi, Qyra, Kapllani, Zuna, Metani, Zhivanaj, Quinonez Arraoyo.

 

LUZI 1 – 2 LUSHNJA (Itodo 88' / Ayinde 57', Camko 60')

Formacionet zyrtare:

Luzi: Mati, Rucaj, Laho, Gjinaj, Itodo, Treni, Çuçka, Qoshku, Goga, Hidri, Burgaj.

Lushnja: Haremi, Kasmollari, Andoni, Preknikaaj, Camko, Sulovari, Quadros, Ayinde, Magani, Leroux, Dragoj.

 

TOMORI 2 – 1 APOLONIA (Caco 38', Gjoni 90' / Umejiego 8')

Formacionet zyrtare:

Tomori: Memlika, Vrapi, De Oliveira, Gjoni, Deliu, Kola, Hyseni, Ndrejaj, Luta, Coca, Obando Sierra.

Apolonia: Hariaj, Topi, Asllanaj, Shanaj, Hebeja, Repaj, Bejzade, Francis, Orelesi, maksuti, Umejiego.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga