Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E PARË/ Java e 19-të çel siparin me 6 takime të “nxehta”

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Java e 19-të çel siparin me 6 takime të

Luhen sot 6 takime në Kategorinë e Parë të futbollit në vend. Sfidat janë të vlefshme për javën e 19-të dhe luhen në orën 13:00. Në Kavajë ekipi i Besës do të pres Turbinën e Cërrikut. Verdhezinjtë kanë humbur në dy ndeshjet e fundit dhe do të kërkojnë sot të dalin nga kriza pasi ju duhen pikë për t’u ngjitur në renditje.

All - Paragraf - 3

Burreli do të luajë përballë Luzit në shtëpinë e saj. Të dyja ekipet janë me pikë të barabarta në vendin e 8 dhe të 9. Lushnja do të pres Korabin në “Roza Haxhiu”. Myzeqarët janë të parafundit dhe kanë 4 javë pa fituar në kampionat. Nga ana tjetër Korabi renditet e katërta dhe një fitore mund t’i afroj me kryesuesit. Oriku-Besëlidhja pritet të jetë një takim tjetër mjaft interesant. Skuadrat janë në zonën e ftohtë dhe pikët janë shumë të dëshiruara për të dyja skuadrat.

Në Korçë ekipi i Skënderbeut do të luajë kundër Tomorit të Beratit. Të besuarit e Gvozdenovic kanë synim kreun dhe nuk lejohen hapa fals për ta. Sfida e fundit është përballja e Pukës mes Tërbunit dhe Flamurtarit. Pukjanët sot do të hyjnë falas në stadium të mbështesin ekipin e tyre përballë kryesuesve vlonjatë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7