Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E PARË/ Hima debuton me humbje te Burreli, Bylis e mposht me 10-të lojtarë. Fitojnë me ‘poket’ Apolonia dhe Korabi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Hima debuton me humbje te Burreli, Bylis e mposht me

Kategoria e Parë, java e 12-të

Ndeshjet: Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 12-të të saj. Në 4 takimet e orës 13:30 janë shënuar një “lumë” golash, me ekipet e kreut që nuk lëshojnë “pe” ndaj të voglave.

Në këtë mënyrë Bylis ashtu siç pritej mori 3 pikët ndaj Burrelit. Ballshiotët triumfuan në transfertë me përmbysje 2-1 ndaj vendasve. Skuadra e Arjan Bellait vazhdon të jetë lidere në Kategorinë e Parë.

Me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Flamurtari.Vlonjatët marrin 3 pikësh në shtëpi përballë Luzit. Ndërkohë në duelin tjetër mes Korabit dhe Tomorit, këto të fundit janë mposhtur 4-0.

Gjithsashtu edhe Apolonia ka fituar 4-1 ndaj Lushnjes. Fierakët mbajnë kështu hapin e ekipeve të tjera në zonën “Play –Off”.

BURRELI - BYLIS 1 – 2 (Dedgjonaj 4', Peralta 13', Emini 21')

Formacionet zyrtare :

Burreli: Dani, Idakwo, Dedgjonaj, Ferruku, Stana, Kurbneshi, fetaj, Koleci, Pedro, Mendes, Osikel.

Bylis: Beqja, Trumçi, Krasniqi, Maçolli, Emini, Lajthia, Aboubacar, Ruçi, Kasaj, Peralta, Abazaj.

Komenti minutë pas minute:

90+5'- Mbyllet sfida ne Burrel, Bylisi rremben 3 pikwt

90+3'- Ruci ben nje nderhyje te gabuar dhe del me karton te kuq. Bylis mbete me 10 lojtare.

81'- Burreli pretendon per nje penallti, por gjyqtari i sfides nuk eshte i ketij mendimi.

68'- Loja behet ne mesfushe, me vendasit qe kerkojne te shenojne ndaj ballshioteve.

46'- Nis pjesa e dyte ne Burrel, vendasit kerkojne golin e barazimit.

45+2'- Mbyllet pjesa e pare ne Burrel, Bylisi udheheq 2-1.

43'- Bylis i shkon afer golit te 3-te, por topi i goditur nga ballshiotet shkon ngjitur me porten.

21'- Ballshiotet permbysin rezultatin, teka shenojne golin e avantazhit ndaj vendasve me ane te Eminit.  Shiko VIDEON e golit

13'- vetëm 9 minyta zgjat avantazhi i vendasve, Bylis barazon shifrat me Peraltan. Shiko VIDEON e golit

4'- Dedgjonaj kalon Burrelin në avantazh duke suprizuar kështu Bylisin. Shiko VIDEON e golit

1'- Starton sfida në Burrel, Bylis kërkon 3 pikët.

APOLONIA - LUSHNJA 4 – 1 (Asllanaj 58' Trifoni 63', Omeri 73', Maksuti 79'/ Tabaku 49')

FLAMURTARI – LUZI 2 – 1 (Imami  11', Zogaj 66'/ Itodo 82')

KORABI – TOMORI 4 – 0 (Marku 30', 38', Shehu 56', Geci 90+2' )

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga