Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 25-të të saj, teksa pikë të rëndësishme janë marrë nga ekipet për objektivat e tyre. Në këtë mënyrë Elbasani vazhdon i sigurt rrugën drjet titullit kampion, teksa ditën e shtunë mposhti 3-0 Burrelin. Aktualisht skuadra e Nevil Dedes kryeson me 59 pikë.
Me 1 pikë më pak e ndjek Bylisi, i cili gjithashtu fiton ndaj Besës së Kavajës. Në fakt ballshiotët rikthehen te fitorja në kampionat duke mposhtur 2-0 kavajasit. 4 ekipet që renditen në “Play-off” janë ndalur, ku Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Lushnjen, me vlonjatët që mbajnë vendin e 3-të në klasifikim, ndësa lushnjarët ndodhen të 7-tët. Po barazim ka përfunduar edhe dueli mes Apolonisë dhe Korabit, ku në Fier u shënuan 2 gola, por në fund nuk pati fitues. Fierakët dhe dibranët kanë kuotë të njëjtë pikësh, 36-të, ndërsa ndajnë vendin e 5 dhe 6-të mes tyre.
Vora e cila ndodhet në vendin e 4-të në kampionat u mposht nga Kastrioti me shifrat 1-3. Krutanët marrin kështu një 3 pikësh me shumë vlerë dhe tashmë janë vetëm 2 pikë larg vendit të 8-të që mbahet nga Burreli me 28 pikë.
Luzi gjithashtu do të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Tomorit të vendit të fundit. Kavajasit triumfuan 2-1 dhe ndodhen në vendin e 10-të në kampionat në zonën e “Play-Out” dhe kanë 7 pikë më pak se Burreli.
[caption id="attachment_729628" align="alignnone" width="687"] Renditja e Kategorise se Pare pas 25 javesh[/caption]