Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Parë/ Dinamo për t’i lënë “targën” ndjekësve, duele të “ashpra” në Fier dhe Kavajë. Tetë ekipe zbresin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë/ Dinamo për t’i lënë

Kategoria e Parë mbyll ditën e sotme javën e 16-të të saj me tetë ekipe që do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar katër ndeshje mjaft interesante. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:00 teksa në vëmendja kalon në dy sfidat e zjarrta në Fier dhe Kavajë ku Apolonia me Luzin do të presin Besën dhe Korabin në një përballje që premton spektakël.

Dinamo kryesuese do të tentojë në transfertë përballë Burrelit të rikthehet te fitorja pas barazimit me Skënderbeun për t’i lënë targën sërish ndjekësve.

Skënderbeu pas një pike të marrë me kryesuesit, pret Orikun në shtëpi ku fitorja është kusht. Një trepikësh do t’i ngrinte sërish si forcë e dytë e kampionatit ku do të kalonin Flamurtarin dhe të afroheshin me 4 pikë nga Dinamo, nëse edhe blutë fitojnë sot.

Ndeshjet e ditës:

Ora 13:00

Apolonia – Besa

Luzi – Korabi

Burreli – Dinamo

Skënderbeu - Oriku

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga