Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E PARË/ Bylis s'fal Tomorin, Flamurtari fiton në shtëpi dhe prek vendin e dytë (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Bylis s'fal Tomorin, Flamurtari fiton në

Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 14-të të saj. Vetëm 3 gola janë shënuar në këtë javë.

Bylis nuk ndalet, teksa mposht 2-0në transfertë Tomorin. Beratasit mbetin me 10 lojtarë dhe  nuk i dalin të ndalojnë “vrullin” e ballshiotëve. Në këtë mënyrë skuadra e Arian Bellait vazhdon të kryesojë në Kategorinë e Parë dhe pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 35 pikëve.

Fitore mori edhe Flamurtari ndaj Kastrioti. Vlonjatët triumfojnë 1-0 ndaj krutanëve dhe përkohësisht ngjiten në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 27 pikë.  Apolonia nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola me Besën në transfedrtë. Fierakët bëjnë kështu një hap fals në klasifikim dhe tashmë zbresin në vendin e 4-të, ndërkohë kavajasit në vendin e 10-të me 12 pikë.

Barazim pa gola përfundon edhe sfida mes Burrelit dhe Vorës dhe Korabit dhe Luzit.

Rezultatet dhe golashënuesit:

Korabi 0-0 Luzi

Tomori 0-2 Bylis

(Kasaj 53', Emini 71')

Flamurtari 1-0 Kastrioti

(Rodrigues 25')

Burreli 0-0 Vora

Besa 0-0 Apolonia

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga