
KATEGORIA E PARË, java e 21-të
Janë mbyllur 4 takime të vlefshme për javën e 21-të të futbollit në Kategorinë e Parë. Një sfidë spektakolare është luajtur në Lushnje. Vendasit fituan me përmbysje 2-1 përballë Besës së Kavajës. Kavajasit shënuan në minutën e 71 me Nurin duke zhbllokuar sfidën. Por më pas ekipi i Dalipit përmbysi gjithçka në pak minuta duke marrë një 3 pikësh me vlerë në luftën për mbijetesë. Burreli-Besëlidhja ishte një takim i luftuar por nuk u shënuar asnjë gol duke u mbyllur në rrjeta të paprekura 0-0. Në Pukë vendasit e Tërbunit morën një barazim 1-1 përballë Turbinës së Cërrikut. Pukjanët ishin pranë fitores sepse Rezi shënoi i pari për ta në të 21-tën, por Ahanou i mohoi 3 pikëshin. Luzi mori një triumf të rëndësishëm në Berat përballë Tomorit. Kavajasve u mjaftoi një gol i Cahanit në të 26-tën.
BURRELI – BESËLIDHJA 0-0
Formacionet zyrtare:
Burreli: Birja, Hasa, Dedgjonaj, Kastrati, Ferruku, Stana, Kurbneshi, Silva, Koleci, Oliviera, Osikel.
Besëlidhja: Kodra, Jaku, Gjikollaj, Hapaj Freire, Nunes, Oliviera, Marku, Shehu, Bruka, Dibra.
LUSHNJA – BESA 2-1 (Nuri 75', 84'/ Radovani 71')
Formacionet zyrtare:
Lushnja: Kaloshi, Culaj, Ruco, Isufi, Levendi, Pepa, Samake, hajderaj, Balla, Kananaj, Magani.
Besa: Abdullau, Perja, Kapo, Reci, Osma, Bali, Veriu, Ntephe, Dalipi, Kuka, Lila.
TËRBUNI – TURBINA 1-1 (Rezi 20'/ 62')
Formacionet zyrtare:
Tërbuni: Vata, Ruqi, Metani, Peqini, Rezi, Hysa, Dosseh, Tafili, Saliaj, Baholli, Mbaba.
Turbina: Rroku, Musaj, Daci, Zaimi, Zani, Murrja, Neziri, Yusuf, Ahanonu, Gonzales, Cema.
TOMORI – LUZI 0-1 (Cahan 26')
Formacionet zyrtare:
Tomori: Boye, Kasmollari, Hida, Fejza, Ëahab, Ismailaj, Solomon, Shaqe, Caco, Dushkaj, Emini
Luzi: Mati, Xhika, Ramazani, Gjinaj, treni, Dushaj, Cahani, Hoxha, Tabaku, Hima, Zeqiraj