
Kategoria e Dytë ditën e sotme do të zbresë gjithashtu në fushën e lojës. Skuadrat e grupit A do të lujanë mes tyre edhe ndeshjet e javës së 21-të. 5 takime mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në orën 15:00.
Vora e vendit të parë do të pëballet me Veleçikun e vendit të dytë. Kjo do të jetë edhe sfida më interesante ditën e sotme. Ada do të sfidojë Valbonën e vendit të 4-të, teksa Bulqiza pret Gramshin. Gjithashtu edhe Murlani luna në shtëpi ndaj Naftëtarit. Iliria ka udhëtuar në trasnfertë për të dueluar me Shënkollin, ndërsa Sopoti këtë javë do të jetë pushim.
SFIDAT:
ADA – VALBONA
BULQIZA – GRAMSHI
SHËNKOLLI – ILIRIA
MURLANI – NAFTËTARI
VELEÇIKU - VORA
Poll