Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E DYTË/ Veleçiku kryeson Grupin A, garë e ashpër në Grupin B, shihni renditjen e skuadrave

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Dytë ka mbyllur ditën e djeshme javën e katërt me ndeshjen e prapambetur mes Gramshit dhe Ilirisë të fituar nga miqtë me përmbysje 1-2. Në Grupin A, Veleçiku kryeson e vetme pas fitores 1-4 me Adën. Naftëtari mban vendin e dytë me 9 pikë ndërsa Vora, Shënkolli, Sopoti, Valbona dhe Iliria kanë marrë 7 pikë të gjitha. Bulqiza mban vendin e 8-të me 3 pikë dhe tre të fundit janë Murlani, Gramshi dhe Ada që nuk kanë marrë asnjë pikë.

Në Grupin B, gara është e fortë për kreun me vendin e parë dhe të pestë që i ndajnë vetët 3 pikë. Pogradeci dhe Labëria ndajnë vendin e parë me 10 pikë ndjekur nga Luftëtari me 9, Elbasani me 8 pikë dhe Devolli me 7 pikë.

Butrinti dhe Shkumbini vijojnë me 6 pikë dhe Albpetroli me Maliqin me nga 3. Memaliaj dhe Tepelena ndajnë zonën Play-Out me 2 pikë ndërsa Delvina e mbyll e fundit me vetëm 1 pikë.

Tabela e Grupit A:

Tabela e Grupit B:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga