
Janë mbyllur ndeshjet e Grupit A dhe B të Kategorisë së Dytë të cilat ishin të vlefshme për javën e 10-të dhe të 9-të të kampionatit.
Në Grupin B, Maliqi fitoi me rezultatin 3-0 me Këlcyrën, teksa Oriku mposhti 4-0 Turbinën. Ndërsa Luftëtari mori një humbje minumale 1-0 në transfertën e Pogradecit. Butrinti triumfoi 3-2 ndaj Devollit, kurse Labëria 4-1 me Delvinën. Këto sfida ishin të vlefshme për javën e 9-të,
Ndërsa në sfidën e 6-të e Kategorisë së Dytë e vlefshme për javën e 10-të për grupin A, Valbona 'shpartalloi' 5-0 Naftëtarin.
GRUPI A:
Valbona 5-0 Naftëtari (Mezini *autogol* 18', Levendi 51', Kajo *autogol* 59', Armando Lopes 75', Progni 89')
GRUPI B:
Maliqi 3-0 Këlcyra (Qoshja 21', Caushllari 73', 88')
Oriku 4-0 Turbina (Lollaj 43', Shkreli 74', Ngene 82', Malko 90')
Pogradeci 1-0 Luftëtari (Nallbati 44')
Butrinti 3-2 Devolli (Zefi 20', Gjonaj 61', Merkuri 69' / Raez Rodrigues 66', Ndoci 77')
Labëria 4-1 Delvina (Camargo Silva 20', 81', 90', Kolila 79' / Musta 60')