
Mbyllen gjysmëfinalet e Play-Off të Kategorisë së Dytë teksa Valbona dhe Pogradeci arrijnë të fitojnë përballë Veleçikut dhe Labërisë.
Për Valbonën nisi në mënyrën më të mirë sfida teksa kundërshtari u ndëshkua me të kuq që në fillim dhe më pas arritën të shënonin edhe golin e avantazhit. Në të dytën erdhi edhe goli i qetësisë ndërsa pak minuta nga fundi, Veleçiku do të ngushtonte diferencën por pa mundur të barazonte deri në fërshëllimën e fundit.
Pogradeci nga ana tjetër iu fal vetëm një goli të Topllarit në minutën e 91’ për të shpërthyer festën në Egnatia Arena. Liqenorët do të përballen me Burrelin ndërsa Valbona me Lushnjen në 2 finalet që do të përcaktojnë se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
REZULTATET LIVE:
Grupi A
Veleçiku 1-2 Valbona/ Stadiumi i Vorës
(Smajli k. kuq 20'm, Elbasani 81' / Mziu 43', Gjonaj 56')
Grupi B
Pogradeci 1-0 Labëria/ Stadiumi "Egnatia Arena"
(Topllari 91')