Kategoria e Dytë rikthehet pas 53 ditësh, zbuloni axhendën e javës së 11-të
Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Dytë do të rikthehet më në fund ditën e nesërme pas plot 53 ditësh pushim.
Grupi A do të luajë javën e 11-të me 6 ndeshjet që do të luhen paralelisht në orën 13:30. Supersfida e javës është ajo e dy vendeve të para mes Besëlidhjes dhe Valbonës kryesuese.
Iliria dhe Gramshi shkojnë në transfertë përballë Naftëtarit dhe Tërbunit, ndërsa Sopoti pret Adriatikun në shtëpi. Sfida tjetër është ajo mes Murlanit dhe Albanët.