
Kategoria e Dytë - Grupi A, java 17
Janë mbyllur 5 takime në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Vora mori një fitore spektakolare përballë Gramshit në shtëpinë e tyre. Me këtë fitore ata konsolidojnë pozitat e tyre në kreun e renditjes dhe janë të sigurtë në ngjitjen në Kategorinë e Parë. Veleçiku mori një fitore të rëndësishme ndaj Valbonës 1-0 në shtëpi. Edhe ata konsolidojnë pozitat e tyre në vendin e dytë 5 pikë larg Vorës. Naftëtari gjithashtu fitoi pastër në shtëpi përballë Ilirisë 2-0. Shënkolli triumfoi thellë ndaj Adës së Velipojës 6-1. Edhe Sopoti nuk fal në transfertë ndaj Murlanit duke fituar 0-4.
Vora - Gramshi 3-0 (Balla 20',65', Raboshta 43')
Shënkolli - Ada 6-1
Veleçiku - Valbona 1-0
Murlani- Sopoti 0-4
Naftëtari - Iliria 2-0
Galeria fotografike ()
Poll