
Janë mbyllur ndeshjet e Kategorisë së Dytë, ku 14 ekipe luftuan mes tyre për 3 pikët e javës së 2-të të kampionatit.
Gramshi triumfoi 3-2 ndaj Adriatikut, ndërsa Iliria barazoi 1-1 në transfertën e Murlanit. Turbina u mposht 2-3 në shtëpi nga Labëria, ndërsa Luftëtari bindi me ftioren 3-1 ndaj Delvinës. Në sfidat e tjera, Pogradeci fitoi 0-1 ndaj Shkumbinit, Këlcyra u mund në shtëpi 1-2 përballë Butrintit. Me të njejtin rezultat humbi dhe Maliqi ndaj Orikut.
Ndeshjet e mbetura të javës së dytë:
Grupi A:
Adriatiku – Gramshi 2-3
Murlani – Iliria 1-1
Grupi B:
Luftëtari – Delvina 3-1
Shkumbini – Pogradeci 0-1
Maliqi – Oriku 1-2
Turbina – Labëria 2-3
Këlcyra – Butrinti 1-2
Devolli pushim
Poll