
Kategoria e Dytë do të hapë sot javën e 8-të të kampionatit me Grupin A që zbret i pari në fushë. Janë 8 skuadra që do të luajnë 4 ndeshjet e sotme në orën 13:30 paralelisht.
Tërbuni – Besëlidhja mund të quhet ndeshja e ditës me lezhianët që kërkojnë 3 pikët për t’i bërë presion Valbonës në krye, ndërsa pukjanët në kërkim të fitores për të kapur zonën ‘Play-Off’.
Interesante edhe dy sfidat mes Shënkollit dhe Ilirisë, si dhe Sopotit e Veleçikut. Fushë-krujasit nuk duan të ndalin hapin dhe fitorja është kusht në transfertën e sotme, njëjtë edhe për librazhdiotët që presin Veleçikun në shtëpi.
Sfida tjetër është ajo mes Adriatikut e Murlanit, dy skuadra që janë të etura për pikë dhe ndaj njëra-tjetrës shohin një mundësi të mirë për pak ‘frymëmarrje’.
Ndeshjet e ditës:
Tërbuni – Besëlidhja
Shënkolli – Iliria
Sopoti – Veleçiku
Adriatiku - Murlani