
Kategoria e Dytë do të hapë ditën e sotme javën e 7-të të kampionatit me Grupin A që zbret i pari në fushën e lojës. 12 ekipe do të përballen në 6 sfidat e orës 13:30, secila me objektiva të ndryshme.
Valbona kërko ntë vijojë ecurinë perfekte me 100% fitore teksa pret Sopotin në shtëpi, ndërsa Iliria – Gramshi mund të quhet ndeshja e ditës me dy ekipet që duelojnë ngushtë si në fushë, ashtu edhe në renditje.
Besëlidhja – Veleçiku është një ndeshje e cila gjithashtu ka shkëndija brenda me 2 ekipet që kërkojnë patjetër fitoren dhe asnjë rezultat tjetër. Sfidat e tjera janë Albanët – Shënkolli, Naftëtari – Adriatiku dhe Murlani – Tërbuni.
-NDESHJET E DITËS-
Valbona – Sopoti
Albanët – Shënkolli
Iliria – Gramshi
Naftëtari – Adriatiku
Murlani – Tërbuni
Besëlidhja - Veleçiku