
Janë mbyllur pjesët e para të 5 sfidave të Kategorisë së Dytë. 9 gola janë shënuar gjatë 45-minutave të para të sfidave.
Valbona udhëheq 2-0 ndaj Sopotit, ndërsa Besëlidhja kryeson 2-0 ndaj Veleçikut. Po 2-1 udhëheq edhe Naftëtari ndaj Adriatikut.
Ndërkohë dy takimet e tjera kanë mbyllur në barazim pjesët e para. 1-1 janë Tërbuni dhe Murlani, ndërsa nuk ka gola në Gramsh mes Gramshit dhe Ilirisë.
Ndeshjet dhe rezultatet:
SOPOTI – VALBONA 0 – 2 (Ymeri 28’)
GRAMSHI – ILIRIA 0 – 0
ADRIATIKU – NAFTËTARI 1 – 2 (Hasani 21’/ Kajo 6’, Cerriu 45')
TËRBUNI – MURLANI 1 – 1 (Gjini 38’, Keshtejaku 45')
VELEÇIKU – BESËLIDHJA 0 – 2 (Musaraj 34’, 42')
Poll