Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Dytë/ 5 ndeshje në Grupin B dhe 1 në Grupin A, Elbasani dhe Vora kërkojnë t’i lënë “targën” ndjekësve

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Dytë/ 5 ndeshje në Grupin B dhe 1 në Grupin A,

Kategoria e Dytë luan sot gjashtë ndeshjet e para të javës së 15-të me disa sfida shumë të forta. Në orën 12:30, Bulqiza dhe Shënkolli do të hapin ditën ndërsa në orën 13:00 do të luhen edhe sfidat e tjera.

Në Grupin A, e vetmja ndeshje është ajo mes Elbasanit dhe Delvinës ku verdheblutë luajnë vetëm për fitore për të ruajtur pozitat e tyre në vendin e parë.

Në Grupin B, sot ka “flakë” teksa katër vendet e para përballen me njëra-tjetrën. Vora sfidon Valbonën e vendit të tretë në transfertë ku do të kërkojë fitoren për t’i lënë targën ndjekësve k umë i afërti është Sopoti me 4 pikë më pak. Pikërisht librazhdasit do të përballen me Veleçikun e vendit të katërt në një tjetër sfidë direkte.

Ndeshjet e tjera janë ato mes Bulqizës dhe Shënkollit, Ada me Murlanin dhe Gramshi – Naftëtari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga